Alibeaj në krye të PD, Noka: Ushtar i Bashës, s’ka asnjë funksion. Rruga për bashkimin e demokratëve
Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka marrë përkohësisht drejtimin e PD pas dorëheqjes së Lulzim Bashës dje më 21 mars.
Ndërkohë deputeti Flamur Noka është shprehur se kjo është qesharake, pasi sipas tij Alibeaj nuk ka asnjë funksion në këtë PD, pasi është shkarkuar në Kuvendin e dhjetorit 2021.
Noka në një intervistë për Ora News, tha se dokumentacioni i 11 dhjetorit që është dërguar në Gjykatë nuk mund të rrëzohet nga kjo e fundit.
Flamur Noka: Kjo gjë është sa qesharake aq edhe ulëritëse. Ku ekziston kjo? Që ish-sekretari i përgjithshëm, i shkarkuar komandoka, ish-nënkryetarin e shkarkuar. Që nga data 11 dhjetor, Enkelejd Alibeaj, është thjesht deputet i PD, pa asnjë funksion tjetër në parti.
Këta ishin ushtarët e Gorge Soros, njëri ishte në qeveri tjetri në qeveri. Tani shefi i madh në qeveri, është ai që merr peng këtë të voglin në opozitë. Ky i vogli u detyrua të tërhiqet dhe la 5 ushtarë aty. Alibeaj nuk është më as kryetar i grupit parlamentar. Alibeaj duhet t’i nënshtrohet një votimi në grup. Jemi të hapur që në PD, të jenë të gjithë, që nga brava, që nga Enkelejdi, Gazi, Jorida e të gjithë.
Nuk ka gjykatë në botë që të rrëzojë dokumentacionin e 11 dhjetorit. Ishte transparent dhe i kopsitur ligjërisht. Nuk ka Gjykatë që mund të njohë farsën e Kuvendin e 18 dhjetorit.
Noka ka treguar rrugën që duhet ndjekur për bashkimin e demokratëve. Ai tha se Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij, nuk duhet të vënë kushte që demokratët të bashkohen.
Flamur Noka: Gjesti i parë që duhet të bëjnë është ç’blindimi i dyerve të shtëpisë së demokratëve. Hapi tjetër është të kërkosh bashkim pa kushte. Në demokraci nuk ka kushte. Në demokraci kur kërkon bashkim, bashkimi vjen vetëm nga vota.
Intervsitoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.
