Ju flet Moska - Plani i qartë rus: 100 mijë refugjatë ukrainas në ditë, në Evropë për 100 ditë

‘Plani i qartë rus: 100 mijë refugjatë ukrainas në ditë, në Evropë  për 100 ditë’ ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Ka një lan të qartë që të ketë jo më pak se 100 mijë refugjatë luftë ukrainas që shkon çdo ditë në Evropë. Qysh nga 24 shkurti mund të thuhet se Rusia e ka tejkaluar këtë plan.

Sipas shifrave të OKB-së, ka mbi 8 milionë refugjatë luftë që janë larguar nga Ukraina. Janë rreth 600 mijë që janë zhvendosur në brendësi të vendit.

Kjo do të thotë se brenda 2 muajve të ardhshëm pritet që të kemi edhe 6 milionë refugjatë të tjerë. Rusia ka një objektiv të qartë duke bërë llogari të saktë që në 100 ditët e para të luftës të ketë 100 mijë refugjatë në ditë që ikin.

Në një vend me 41 milionë banorë, i bie që çereku i popullsisë ose kanë ikur refugjatë ose janë zhvendosur brenda territorit deri më sot.

Rreth 24 % e popullsisë ukrainase janë ruse dhe me largimin e kësaj popullsie, nga një vend shumë të polarizuar ekonomikisht, nuk do të kthehen më në një vend të shkatërruar.

Tani m und ta quajmë krim kundër njerëzimit ose gjenocid, por Rusisë po i del llogaria. A do të përgjigjet Rusia për këtë që po bën sikurse u përgjigj Serbia?