Dorëheqja e Bashës, Duma: Tashmë PD, mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2022, 18:09
Deputetja Grida Duma ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga kreu i PD.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Duma thotë se pas dorëheqjes së Bashës, PD mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe.
Grida Duma: Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe!
Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka!
