Plagosja e 8-vjeçares në Maliq, era e fortë i rrëzoi sipër portën e hekurit të komshiut

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti në Maliq, ku një vajzë 8-vjeçare mbeti e plagosur rëndë pasi porta e hekurit u rrëzua duke i rënë sipër.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në shtëpinë e komshiut ku vajza kishte shkuar. Dera ka qenë e hapur dhe e mitura se ka prekur me dorë. Por era e fortë ka rrëzuar portën e hekurit e cila ishte me shinë.

Vogëlushja me mbiemrin Zaçellari mësohet se ishte vetë e pesta fëmijë në familje dhe jetonte me të atin pasi e ëma kishte ndërruar jetë në lindjen e fundit.

Familja është e ardhur në fshatin Drithas.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 13:30. Vajza ndihmën e parë e ka marrë nga infermierja e fshatit më pas është transportuar në spitalin e Korçës dhe prej aty për ndihmë të specializuar në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.