Burime për Ora News: Basha mund të rikandidojë për kryetar të PD

Lulzim Basha njoftoi dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike. Pas kësaj edhe mbledhja e tij me Kryesinë dhe kryetarët e degëve nuk zgjati shumë. Në 18:12 gjithçka mbaroi dhe Basha u largua nga selia.

Ndërkohë mbledhja e Grupit Parlamentar vijoi nën drejtimin e nënkryetarit dhe kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.

Ora News mëson se një numër i konsiderueshëm deputetësh e kanë bojkotuar mbledhjen.

Nga ana tjetër burime për Ora News bëjnë me dije se Basha mund të rikandidojë sërish për kryetar të PD, kur të hapet gara për kreun e ri.

Dorëheqja e Bashës pason takimet e përfaqësuesit të PPE, Elmar Brok, që pati me të, Berishën dhe përfaqësues të tjerë të lartë të PD.