Çfarë starti! Ferrari fiton të parën, rikthehet te suksesi pas 903 ditësh në Formula 1

Botërori i Formula 1 për vitin 2022 nis nën shenjën e kuqe. Është Ferrari që arrin të marrë më të mirën në një garë shumë të bukur ku ndodhi pothuajse gjithçka.

Duhet përmendur se Ferrari jo vetëm që fitoi me Leclerc por madje bëri dhe “dopietë" duke siguruar edhe vendin e dytë me Carlos Sainz.

Gara e parë e makinave sezonit të ri F1 entuziazmoi shumë tifozët e Ferrarit që nuk shihnin një sukses që nga GP i Singaporit në shtator 2019. Charles Leclerc me të vërtetë fitoi në Bahrein, duke luftuar veçanërisht kundër Max Verstappen për tre xhiro (17-18-19) derisa holandezi nuk ia dol edhe për meritë të francezit.

Leclerc e tha fjalën e fundit, dhe firmosi fitoren e tretë në karrierë teksa kampioni i botës në fuqi, Verstappen u tërhoq dy xhiro nga fundi për shkak të një problemi mekanik. Carlos Sainz ofron një dopietë për Scuderinë e kuqe teksa u rendit përpara Lewis Hamilton (Mercedes)./Ora News/.

Çfarë starti! Ferrari fiton të parën, rikthehet te suksesi