Tjetër fitore për Juventusin, bardhezinjtë mbajnë ritmin me kreun (Video)
Janë katër fitore radhazi për Allegrin. Juventusi arriti të mposhtë 2-0 Salernitanën në “Allianz Stadium” duke vijuar kështu me formën shumë pozitive në Serinë A.
Eliminimi në Champions nuk ka patur ndikim negativ te “Zonja e Vjetër” që jo vetëm po fiton por po tregon dhe cinizëm dhe shumë efikasitet.
Që në pjesën e parë, vendasit shënuan shumë shpejt me Dybalan në minutën e 5’ dhe më pas me bomberin Vlahoviç në 29’.
Në një avantazh të tillë, Allegri gjithmonë ka të njëjtën strategji, menaxhim të rezultatit dhe deri në fund e mbyllën për të disatën herë pa pësuar gol.
Me këtë sukses Juventusi është 7 pikë larg Milanit dhe mos harrojmë që me të rinisur Seria A do të përballet me Interin.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Empoli me Bajramin dhe Asllanin titullarë arritën të merrnin një barazim 1-1 ndaj Veronës në shtëpi./Ora News/.
