Milan tregon muskujt, shënon tre fitore radhë, Napoli dhe Inter në ndjekje

Në kampionatin Italian tashmë ka nisur gara e fortë për të mbajtur vendin e parë. Është Milan, që pasi mposhti edhe Kaliarin ka nisur të tregojë muskujt dhe që nuk do të lëshojë asnjë metër në fushën e gjelbërt. 

Edhe pse është ende herët për të folur kuq e zinjtë i kanë dërguar një mesazh të qartë ndjekësve më të afërt si janë Napoli, Inter apo Juventus. Mbrëmjen e së shtunës skuadra e piolit ka treguar se di të menaxhojë presionin dhe ka pritur momentin e duhur për të goditu.

Dhe goli erdhi në minutën e 59, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi që mund të thuhet dhe vendimtare për të treguar solidaritetin në grup.

Në ndeshje Milan ishte mjaft krijues, por vendimtare dhe që ka bërë diferencën ishte mbrojtja, ku u veçua roli i Kalukut i future në fushë në pjesën e dytë të ndeshjes.

Ekspertët e futbollit Italian shprehen se me fitoren e Kaliarit mund të thuhet se Milan ka shënuar një kthesë të fortë dhe mjaft thelbësore në ecurinë e  javëve të mbetura të kampionatit.

Tashmë ekipi ka një avantazh me tre pikë ndaj Napolit dhe me gjashtë prej Interit. Megjithatë rruga është e gjatë, Pioli ka ende tetë përballje, dhe deri atëherë duhet të presë që ëndrra të bëhet realitet.