Shumë i fortë për Brojën. Man. City dominues ndaj Southampton në FA Cup (Video)

Nëse Liverpool sot është në garë për titull në Premier League me Man. City, meritë është e Southampton që në kampionat arriti të ndalte skuadrën e Guardiolës duke bërë që Klopp të afrohej.

Gjithsesi, sot në FA Cup, këto dy skuadra u takuan sërish por situata ishte krejtësisht ndryshe. Armando Broja kësaj radhe ishte në stol dhe Man. City kishte tjetër ritëm duke fituar bindshëm me rezultatin 4-1.

Që në 12’, Sterling kaloi përpara miqtë duke i dhënë avantazhin e merituar ndërsa Southampton vuri barazpeshën pas një insistimi të gjatë por falë autogolit të Laporte në shtesën e fraksionit të parë.

Pjesa e dytë ishte krejt ndryshe me Citizens që shënuan sërish me De Bruyne në 61’ me penallti dhe kjo e shtyu Hasenhuttl të fuste në lojë Brojën për të ndryshuar situatën.

Sulmuesi shqiptar u mundua por Man. City tregoi edhe njëherë se është një nivel më lart teksa shënoi edhe dy herë me Foden në 75’ dhe Mahrez në 78’. 4-1 dhe City në gjysmëfinalen e FA Cup.