Itali: 5.2 milionë familje do të pagujanë më pak energjinë e gazin

"E patolerushme gjithçka po ndodh me  çmimet e energjisë", u shpreh kryeministri italian Mario Draghi, pas mbledhjes së fundit të qeverisë, e cila u mbyll në orët e vona të së premtes 18 mars 2022.

 "E patolerushme, tha ai, që në një situatë emergjence ku është në lojë siguria kombëtare, qeveria mos t'i vë frenin spekullimeve me çmimet e duhet të pranoj se çfarë po ndodh me çmimin e energjisë".

"E patolerushme tha ai, që kompanitë shpërndarëse të gazit e të energjisë të kenë një sjellje të tillë në këtë situatë emergjence."

Me një manovër financiare me vlerë 4.4 miliardë euro që i janë bashkuar 16 miliardë eurove të tjera të shpenzuara gjatë gjashtë muajve të fundit, qeveria italiane ka ndërmarrë këto masa shtesë "të nevojshme për të përballuar pasojat e luftës në Ukrainë e që po rëndojnë tek qytetarët e kompanitë italiane."

Qeveria italiane ka vendosur të ruaj të pandryshuar çmimin e energjisë e të gazit për familjet që kanë të ardhura vjetore nën 12 mijë euro.

Janë reth 5.2 milionë familje italiane që jetojnë nën këtë cati të ardhurash e sipas vendimit të fundit të qeverisë Draghi deri në fund të vitit 2022 do ta paguajnë cmimin e gazit e të energjisë, më pak se të tjerët e baraz me sa e kanë pagauar një vit më parë.

Ekzekutivi italian ka lëvruar 4.4 miliardë euro të tjera për këtë manovër që nuk do të dal nga buxheti i vitit por që në unanimitet koalicioni qeverisës, është vendosur të rëndoj tek kompanitë energjitike.

Me një manovër që ai e ka quajtur "rishpërndarje e drejtësi sociale", qeveria italiane ka firmosur draft ligjin i cili përmban masën e taksimit me 10% të ekstraprofiteve që janë gati 40 miliardë më shumë që kompanitë energjitike kanë arritur gjatë gjashtë muajve të fundit e në krahasim me profitet e tyre në të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

"Është e drejtë, u shpreh Draghi që kësaj here të jenë kompanitë e sektorit energjitik të paguajnë për çfarë po ndodh."

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Një pjesë e mirë e fondit të kësaj manovre nuk do të dal nga buxheti publik, por nga kompanitë e sektorit energjitikë, u shpreh kryeministri italian. Kemi vendosur të taksojmë ekstraprofitet e tyre gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit falë rritjes së kostos së lëndës së parë. E këto para do të shkojnë në ndihmë të familjeve e bizneseve në nevojë."

Manovra e qeverisë parashikon ndihmën e pagesës me këste deri në dy vite të faturave të energjisë e të gazit, për ato kompani e biznese në vështirsi si dhe ndihma sociale për autotranportatorët, bujqit, peshkatarët e sektorin e turizmit.

Deri më 30 prill, falë këtyre masave, qytetarët italianë do ta paguajnë me 25 cent më pak litrin e naftës e benzinës e është parashikuar asistencë sociale disa mujore për punonjësit e bizneset në vështirësi.

Për të luftuar abuzimet me çmimet, qeveria italiane ka autorizuar Autoritetin e Garantit të Konsumatorit të vendos gjoba nga 500 deri në 5000 euro për të gjitha ato kompani që spekullojnë me cmimet pa motivuar brenda 10 ditëve veprimin e tyre.