Shoferi i përgjumur, kamioni me inerte përmbyset në aksin Levan-Tepelenë

Një kamion, i cili transportonte inerte ka dalë nga rruga në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se shkak i daljes së kamionit jashtë karrexhatës ka qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit i cili udhëtonte i vetëm.

Menjëherë janë njoftuar uniformat blu dhe shërbimi i ugjencës së spitalit të Fierit, të cilët kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të lehta, edhe pse nga pamjet tregojnë një makinë thuajse totalisht të shkatërruar. 

Dëmet materiale janë të konsiderueshme. Nga ana e bluve po punohet për të nxjerrë shkaqet e vërteta të daljes nga rruga të kamionit, ndërsa u morrën masa për të evituar trafikun në këtë rrugë.

Shoferi i përgjumur, kamioni me inerte përmbyset në aksin