Rusia po ndërton llogore për të mbrojtur pozicionet ushtarake në veriperëndim të Kievit

Sipas analizave dhe imazheve satelitore të Maxar Technologies, ushtria ruse është duke gërmuar llogore rreth pajisjeve ushtarake në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas të Kievit.

Imazhet e reja satelitore tregojnë llogoret mbrojtëse rreth pajisjeve ushtarake ruse pranë Ozerës dhe bazës ajrore Antonov.

Pajisjet ushtarake ruse shtesë dhe disa ndërtime llogoresh, janë parë gjithashtu në fshatrat Zdvyzhivka dhe Berestyanka, më në veriperëndim.