Johnson në telefonatë me Zelenskyn: Do të bëjmë më shumë për të ndihmuar Ukrainën
Boris Johnson u zotua se do të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën, në një bisedë telefonike me Presidentin Zelensky këtë të premte.
Kryeministri u zotua të qëndrojë me Ukrainën në një kohë kur populli i saj po përballej me një tmerr të tillë me një guxim të pashoq.
Johnson bën me dije se i tha Zelensky:
"Ne e dimë se duhet të bëjmë më shumë për t’ju ndihmuar. Unë zotohem se do ta bëjmë."
Duke folur në konferencën e Konservatorëve Skocezë në Aberdeen, ai tha se i komunikojë presidentit se e dinte se Ukraina po luftonte jo vetëm për jetët dhe shtëpitë e tyre, por për kauzën e demokracisë dhe vetë lirisë.
Ai tha se Mbretëria e Bashkuar kishte "udhëhequr" në ofrimin e armëve për Ukrainën dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
"Unë mendoj se ne të gjithë mendojmë se mundemi dhe do të bëjmë më shumë." – përfundoi kryeministri britanik.

