Këngëtari italian Al Bano pret një familje ukrainase në shtëpi: Dua që ata të zënë rrënjë këtu

Pasi kritikoi Putinin për pushtimin e Ukrainës, këngëtari i njohur italian Al Bano ka bërë një gjest fisnik.

Mediat e italiane, raportojnë se këngëtari ka vendosur të mirëpresë në shtëpinë e tij tre regugjatë ukrainas të arratisur nga Ukraina.

Mësohet se ai do të mbajë në shtëpinë e tij në Cellino San Marco, në provincën e Brindisit, një nënë me një vajzë të vogël dhe dy studentë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari në një intervistë që ka dhënë për mediat italiane.

“Mbërritën mbrëmë. Një nënë me një fëmijë dhe dy studentë. Ajo është mësuese psikologjie. Dëshiroj që dalëngadalë të zënë rrënjë në këtë vend. Nuk di ende asgjë për për përvojën e tyre.”- tha ai.

Këngëtari reaguar ashpër për lëvizjne e Putin në Ukrainë duke thënë: Presidenti Putin ka bërë një nga gabimet e tij më të mëdha. Një qëndrim dhe veprim të tillë nuk e prisja fare prej tij. E kam takuar, kam kënduar për të, por nuk jam shoku i tij siç kanë thënë.