Paralajmërimi: Si pasojë e luftës në Ukrainë 40 milionë njerëz mund të përballen me varfëri ekstreme
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka shkaktuar rritje masive të çmimeve të ushqimit dhe energjisë.
Qendra për Zhvillimin Global, ka bërë me dije se si pasojë e situatës që është krijuar rreth 40 milionë njerëz mund të përballen me varfëri ekstreme.
"Rritjet e çmimeve deri më sot janë në përmasat e ngjashme me rritjen e vitit 2010 dhe analiza jonë sugjeron se të paktën 40 milionë njerëz do të përballen me varfëri ekstreme nga rritja e çmimeve të vitit 2022," shkruajnë studiuesit e saj.
Studiuesit thanë se shqetësimi më madh ishte për prodhuesit e grurit të Ukrainës dhe Rusisë, të cilët përbëjnë më shumë se një të katërtën e eksporteve botërore të grurit, shkruan Sky News.
Qendra u kërkoi agjencive të zhvillimit dhe institucioneve financiare ndërkombëtare që të marrin masa përpara se të përballen me krizën e ardhshme të ushqimit.
