Italia përgatitet të pranojë 175 mijë refugjatë ukrainas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2022, 22:35
Italia po përgatitet të pranojë deri në 175,000 refugjatë ukrainas.
Kjo pritet të miratohet nga kabineti i qeverisë, raportojnë mediat e huaja.
Rreth 53,000 ukrainas, mes tyre 27,000 gra dhe 21,600 fëmijë, kanë mbërritur në Itali deri më tani pas pushtimit rus të vendit të tyre më 24 shkurt.
