Mbi 9 mijë persona u larguan sot nga Ukraina përmes korridoreve humanitare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2022, 22:17
Zyrtarët ukrainas thonë se 9,145 persona të tjerë u larguan ditën e sotme nga Ukraina.
Sipas mediave të huaja, ata kanë mundur të ikin përmes korridoreve humanitare.
Rusia pushtoi Ukrainën, mëngjesin e 24 shkurtit, ndërkohë që si pasojë e luftës dhjetëra qytetarë kanë vdekur, ndërkohë që janë larguar më shumë se 3 milionë.
