Aktorja ukrainase Oksana Shvets vritet në një sulm me raketa ruse

Aktorja ukrainase Oksana Shvets është vrarë në një sulm me raketa ruse në një ndërtesë banimi në Kiev.

 “Gjatë sulmit me raketa të një ndërtese banimi në Kiev, u vra një artiste e merituar e Ukrainës, Oksana Shvets”.- shkruajnë mediat e huaja.

Ajo ka humbur jetën në moshën 67 vjeç.

Aktorja ishte vlerësuar me një nga nderimet më të larta artistike të Ukrainës, titulli i të cilit përkthehet si ‘Artiste e nderuar e Ukrainës’.

Më 24 shkurt, Rusia nisi sulmin në Ukrainë e për pasojë disa persona janë vrarë, ndërkohë që 3 milionë njerëz janë evakuuar.