Restaurohet linja e prishur e energjisë në centralin bërthamor të Zaporizhzhia

Është restauruar një na linjat e energjisë elektrike në termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, në Ukrainë.

Centrali bërthamor, më i madhi i këtij lloji në Evropë, u kap nga forcat ruse dy javë më parë pas një sulmi të rëndë ajror që ngjalli shqetësim dhe dënim.

Tre nga pesë linjat e energjisë elektrike të termocentralit thuhet se u dëmtuan ose u shkëputën diku pas marrjes nga ana e Rusisë.

Agjencia e lajmeve Interfax Ukraine bën me dije se specialistët ukrainas kanë riparuar një nga linjat e dëmtuara.