Mediu: Rusia mendoi se Ukraina do të dorëzohej për 2-3 ditë, nuk u llogarit që NATO do të forcohej

Në “Drejt” na Luan Rama në RTV Ora, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu u shpreh se Rusia kishte idenë e një lufte 2-3 ditë, luftë e përgjakshme ku Ukraina do të dorëzohej dhe do arriheshin qëllimet.

Sipas tij, nuk u llogarit edhe që marrëdhënia e vendeve anëtare të NATO-s do të forcohej dhe se gjëra të tilla u kthyen në disfavor për Rusinë.

Mediu: Llogaritjet nuk u bënë mirë. Ideja ishte që mund të kishte një luftë 2-3 ditë, luftë e përgjakshme ku Ukraina do të dorëzohej e do arriheshin qëllimet. Nuk u llogarit edhe që marrëdhënia e vendeve anëtare të NATO-s do të forcohej. Këto u kthyen në disfavor për Rusinë. Ajo që kërkohet nga Ukraina është të vendoset mbyllja e hapësirës ajrore.