"Shqetësim i madh" Paralajmërimi i Shtëpisë së Bardhë: Kina mund të furnizojë Rusinë me armë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2022, 22:32
Shtëpia e Bardhë ka thënë se është shqetësuese se Kina mund t'i sigurojë Rusisë pajisje ushtarake për të ndihmuar në pushtimin e saj në Ukrainë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se presidenti amerikan Joe Biden do të jetë në lidhje me këtë çështje do të bisodojë me presidentin kinez Xi Jinping nesër.
Siç u raportua më herët, Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se Shtëpia e Bardhë nuk do të ketë asnjë hezitim për të vendosur "kosto" ndaj Pekinit nëse vazhdon të mbrojë veprimet e Putin.
