Futet brenda kutisë së rrobave për fëmijë, si tentoi burri të ikte nga Ukraina
Një burrë ukrainas është përpjekur për të ikur nga Ukraina duke u futur në një kuti rrobash për fëmijë, por megjithatë ai nuk ia ka dalë, pasi është kapur nga autoritetet.
Ai nuk është lejuar të largohet nga qyteti pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky njoftoi se të gjithë burrat duhet të qëndrojnë dhe të luftojnë për vendin e tyre kundër Rusisë.
Fotot tregojnë burrin i cili ishte futur brenda kutisë së rrobave për fëmijë, në mënyrë që të largonte kufirin Ukrainë-Moldavi.
Ndërkohë rojet kanë kontrolluar veturën që po drejtohej nga një grua dhe dy fëmijët e saj dhe kanë gjetur burrin e fshehur në kuti.

Zelensky vendosi ligjin ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt, duke vendosur një periudhë ku shtetasit meshkuj të Ukrainës nga mosha 18 deri në 60 vjeç nuk lejohen të largohen nga vendi.
Ndërkohë bëhen përjashtimet për burrat që largohen për arsye mjekësore, ose kujdeset për tre fëmijë ose më shumë.
