Mediu: Putin nuk ka reshtur së kërcënuar NATO-n, ka thënë se Rusia nuk mund të injorohet më

Në “Drejt” na Luan Rama në RTV Ora, ish-ministrja e Mbrojtjes Fatmir Mediu u shpreh se pas vitit 1993 u vendos një marrëdhënie mes NATO-s dhe Rusisë për të shmangur konfliktet.

Sipas tij, Putin nuk ka reshtur së kërcënuar NATO-n dhe se Ukraina eci me shpresën se do të ishte vend anëtar i NATO-s dhe BE-së.

Mediu: Koncepti i sigurisë ka ndryshuar jo vetëm për Evropën. Pas vitit 1993 u vendos një marrëdhënie mes NATO-s dhe Rusisë për të shmangur konfliktet. Në 2007 Putin në konferencën e Mynihut ka mbajtur një deklaratë të ashpër duke thënë që Rusia nuk mund të injorohet më. Putin nuk ka reshtur duke kërcënuar NATO-n. Ukraina eci me shpresën se do të ishte vend anëtar i NATO-s dhe BE-së.