Reporteri Pumo: Në Moskë ka depresion e keqardhje, por nafta është 50 cent, mund të ulet akoma

Në “Drejt” na Luan Rama në RTV Ora, reporteri Misha Pumo u shpreh se në Moskë ka depresion e keqardhje dhe se ka pasur protesta në kryeqytet dhe në Peterburg.

Ai shtoi se në treg mungon sheqeri ose është shumë i shtrenjtë por nafta është 50 cent dhe mund të ulet më shumë.

Misha Pumo: Në Moskë ka depresion e keqardhje. Ka pasur protesta në Moskë e Peterburg, spontane e jo të strukturuara. Njerëzit e pasur janë larguar në Finlandë e Armeni.

Njerëzit nuk e duan luftën por provinca mbështet Putin. Në treg mungon sheqeri ose është shumë i shtrenjtë, por nafta është 50 cent dhe mund të ulet më shumë.