Kodheli: Marrëdhëniet NATO-Rusi për stabilitet nuk ekzistojnë më pas aneksimit të Krimesë
Në “Drejt” na Luan Rama në RTV Ora, ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u shpreh se ka arsye historike, ekonomike e politike që lufta në Ukrainë do të hyjë në histori si ngjarje e trishtë.
Sipas saj, para aneksimit të Krimesë kishte një partneritet Nato-Rusi për të ruajtur stabilitetin, ndërsa theksoi se kjo marrëdhënie nuk ekzistoi pas aneksimit të Krimesë
Kodheli: Ka arsye historike, ekonomike e politike që lufta në Ukrainë do të hyjë në histori si ngjarja më trishtë. Duhet të kishim mësuar nga historia. Duhet të kalojë shumë ujë për të kuptuar se do guxim të luftosh, por më shumë guxim të rrish në paqe. Para aneksimit të Krimesë kishte një partneritet NATO-Rusi për të ruajtur stabilitetin.
Kjo marrëdhënie nuk ekzistoi pas aneksimit të Krimesë. Ky ishte sinjal që NATO duhet të kishte një vëmendje tjetër. Shërbimet e inteligjencës së ShBA dhe Britanisë kanë pasur informacione të sakta për një përgatitje një vjeçare të sulmit rus ndaj Ukrainës. Politika nuk i besonte.
