Tenisti ukrainas ndërron raketën me armën, shërben si vullnetar në mbrojtje të Kievit

Në vitin 2013 bëri një nga arritjet më të mëdha në historinë e tenisit, duke eliminuar kampionin e tenisit në fuqi Roger Federer nga Wimbledon.

Sot, lojtari ukrainas i tenisit Sergiy Stakhovsky është një luftëtar vullnetar në një patrullë ushtarake në Kiev, të cilën ai zotohet ta mbrojë deri në fund kundër forcave ruse.

Sergiy Stakhovsky shprehet se fëmijët e tij nuk e dinë që ai është aty dhe se gruaja e tij është shumë e mërzitur.

"Fëmijët e mi nuk e dinë që unë jam këtu, ata e dinë që unë nuk jam në shtëpi, por ata nuk e dinë se çfarë është lufta dhe po përpiqem të mos i përfshij. Gruaja ime ishte shumë e mërzitur.”

Tenist ukrainas shpreson se e gjithë kjo situatë të përfundojë shumë shpejt dhe shtoi se bota nuk do të jetë më e njëjtë.

"Unë shpresoj se nuk do të kalojë shumë derisa kjo të përfundojë, shpresoj se nuk do të kalojë shumë derisa Rusia të largohet nga Ukraina dhe do të jetë në gjendje të kontrolloj kufirin tonë. Mendoj se bota siç ishte më parë nuk do të jetë kurrë e njëjtë, pavarësisht nga rezultati."

Shumë personaliteti ukrainas nga fusha të ndryshme kanë lënë profesionet e tyre dhe kanë marrë armët në mbrojtje të vendit.