“Ju lutemi ndaloni” Banorët e Kievit thirrje të dëshpëruara pas sulmit që la një të vdekur
Të paktën një person u vra pasi mbetjet e një rakete goditën një ndërtesë banimi në lagjen Osokorky të rrethit lindor Darnitsky në kryeqytetin ukrainas Kiev.
Pas goditjes, banorët nisën të pastronin xhamat e thyer nga shpërthimi, ndërsa një person vajton të afërmin e tij të vdekur.
Vlad, banor i Kievit rrëfen se e pa shpërthimin nga 5 kilometra larg dhe tymin e lëshuar nga goditja.
"Në fillim e pashë nga ana tjetër shpërthimin dhe pashë tymin rreth 5 km larg. 10 sekonda më vonë dëgjova një zhurmë për 5 sekonda dhe shpërthimin."
Liubov Volynets, banore në Kiev, thotë se u zgjua në mëngjes nga një shpërthim i tmerrshëm që drodhi gjithë ndërtesën.
"Sot në mëngjes u zgjova nga një shpërthim i tmerrshëm, ndërtesa u drodh, dritaret gjithashtu. U tremba shumë. Pastaj në mëngjes, kur mbaroi shtetrrethimi, dola për të parë se çfarë ndodhi me pallatin fqinj. Është e frikshme. Ju lutem, mbyllni qiellin mbi Ukrainë."
Ndërsa Serhii Anastasia, banore në Kiev pohon se dëgjoi një zhurmë të fortë
"Dëgjova një zhurmë e fortë si fërshëllimë dhe më pas një shpërthim i fortë. Burri im dhe unë jetojmë shtëpinë fqinje, ndërsa prindërit e mi jetojmë këtu në katin e parë. Falë Zotit që mbetën gjallë. Ju lutem, ndaloni."
