Savra, kryqëzim aksidentesh, rrethrrotullimi “njollë e zezë” në autostradën Lushnje-Fier

Kryqëzimi i Savrës në autostradën Lushnje-Fier është një prej "njollave të zeza" të aksidenteve në aksin nacional.

Më i fundit u shënua mëngjesin e së mërkurës, 16 mars,  kur një kamion u përplas me një veturë.

Fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz, por dëme materiale dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve për disa minuta.

Shkaqet e aksidentit ndërkohë janë nën hetim nga një grup i posaçëm i ngritur nga ekspertët e policisë nën drejtimin e prokurorisë Lushnje.

Mungesa e rrugëve dytësore paralel me autostradën Fier-Lushnje është një prej shkaqeve kryesore të aksidenteve në këtë aks kombëtar.

Të paktën 8 aksidente janë shënuar në segmendin Lushnje-Fier në tre muajt e parë të vitit 2022.

Savra, kryqëzim aksidentesh, rrethrrotullimi “njollë e