Çifti që vesh politikanë dhe sipërmarrës të njohur
Në pjesën e dytë të emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ditën e sotme po ashtu ishin të ftuar dy stilistë të njohur dhe interesantë.
Adrian dhe Laerta Sulo çifte në jetë, por edhe partner në punë. Një histori frymëzuese e cila nisi nga pasioni Adrianit që në fëmijëri vishte të gjithë fëmijët e lagjes e sot vesh njerëz të rëndësishme në vend. Një pasioni të cilit prej vitesh i është bashkuar edhe Laerta.
Në studio ata rrëfyen vështirësitë dhe sfidat e hasura deri më tani, tashmë prej 12 vitesh bashkë në këtë industri. Adriani rrëfeu historinë e tij, sesi nga pasion u kthye për të në profesion.
“E kam nisur që në moshën 12 vjeç, ku vishja fëmijët e vegjël kur shkonim në plazh. Ky profesion është më shumë pasion sesa profesion. Duhet ta duash këtë, që ta bësh. Edukimi është një pjesë e punës sonë , pasi klientët nuk e din se çfarë duan. Në fakt këto klientë janë edhe më të fituar”, tha Ardiani.
Ndërkohë, Laerta u shpreh se pjesa më e mirë është kur klientët të besojnë, pasi për to është lehtësim. Por, që kjo të ndodh, sipas Laertës është pasi klienti ka provuar veshjen e parë dhe ka mbetur i kënaqur nga shërbimi i ofruar.
“Kjo ndodh pas veshjes së parë , se pastaj klienti krijon vetë besim. Adriani bën punën më të madhe, që është komunikimi më klientët. Në këtë mënyrë krijohet një bashkëpunim dhe frymë e mirë e grupit”, tha Laerta.
Ndër të tjera çifti tha në studio se më shumë ndër pjesët e kostumeve dhe punimeve që ata sjellin është pjesa e bustit që bien në sy. Siç duket ky është një prioritet që o jepet më së shumti gjatë stilimit dhe punimit të një kostumi.
“Ajo që bie më shumë në sy është busti, ndaj kjo do shumë punë dhe mjeshtëri për të arritur. Pavarësisht, se personazhe të ndryshme kërkojnë stile dhe kanë kërkesa të ndryshme. Për shembull ndryshe punohet një kostum për një artist, për një dhëndër apo një politikanë. Pra, varet nga përdoruesit për të sjellë edhe këto punime”, tha Ardiani.

