Banorët e Kievit në radhë për ushqime përpara shtetrrethimit 35 orësh
Banorët e Kievit janë duke qëndruar në radhë para supermarketeve në mënyrë që të grumbullojnë ushqime përpara shtetrrethimit 35-orësh të planifikuar ditën e sotme.
Disa banorë po kërkojnë të gjejnë ilaçe ndërsa pohojnë se radhët janë shumë të gjata.
Mikhailo Mikhailov, banor i Kievit shprehet se duhet pritur në radhë për pak ushqim, pasi do të qëndrojnë në shtëpi dy ditët e ardhshme.
“Ne po presim në radhë për të blerë pak ushqim, sepse do të duhet të qëndrojmë në shtëpi për dy ditët e ardhshme”.
Ndërsa Anna Voronenko, banore e Kievit thotë se po kërkon farmaci, pasi ka nevojë për qetësues dhëmbësh, në mungesë të dentistëve.
"Kërkoj një farmaci, sepse kam nevojë për qetësues, kam dhimbje dhëmbësh dhe dentistët janë të mbyllur.”
Mykola Vasylinko, shprehet se ka ardhur nga Chernihiv ku situata është më keq se sa në Kiev dhe shton se atje po bombardohen zonat e banuara.
"Kemi ardhur nga Chernihiv, situata atje është shumë më keq. Këtu nuk është Chernihiv, ku ata po bombardojnë zonat e banuara."
Sulmet në zonat e banuara të Kievit vranë të paktën katër persona të martën ndërsa trupat ruse intensifikuan sulmet e tyre në kryeqytetin ukrainas.

