Zelensky- Parlamentit të Kanadasë: Ju lutemi mbyllni qiellin, ndaloni bombardimet. Kemi 97 fëmijë të vdekur
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti sot një fjalim virtual në parlamentin kanadez, duke kërkuar edhe një herë që të ushtrojnë më shumë presion ekonomik dhe ushtarak ndaj Rusisë ndërsa ajo vazhdon pushtimin e Ukrainës.
Zelensky i kërkoi qeverisë kanadeze të krijojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e forcave ukrainase nga avionët rusë.
“Ju lutemi mbyllni qiellin, mbyllni hapësirën ajrore. Ju lutemi ndaloni bombardimet. Sa raketa të tjera duhet të bien mbi qytetet tona derisa ta bëni këtë? I dashur Justin, të dashur mysafirë. A mund ta imagjinoni që çdo ditë të merrni memorandume për numrin e viktimave, duke përfshirë gra dhe fëmijë? Keni dëgjuar për bombardimet. Aktualisht kemi 97 fëmijë që kanë vdekur gjatë kësaj lufte. Justin, a mund ta imagjinoni ju dhe fëmijët tuaj duke dëgjuar të gjitha këto shpërthime të forta, bombardimet e aeroportit, bombardimet e aeroportit të Otavës?” tha Zelensky.
