Një natë në maternitetin e Mykolaiv, të lindësh nën frikën e bombardimeve ruse
Në orën gjashtë pasdite, tingujt shqetësues të sirenës së sulmit ajror jehojnë mbi qytetin ukrainas Mykolaiv.
Ndërkohë, me duart e tyre të mbështetura në bark, nënat e ardhshme zbresin ngadalë dy katet që të çojnë në bunkerin nëntokësor të maternitetit numër 3 në këtë qytet i cili ndodhet nën zjarrin rus.
Shtatë gra në repart janë planifikuar të lindin së shpejti në një qytet ku lufta shpërtheu pa paralajmërim dhe në një vend ku disa maternitete tashmë janë sulmuar që nga fillimi i pushtimit rus.
Natalia Reznikova, një 35-vjeçare që pret të lindë thotë se ndihet e frikësuar për veten dhe fëmijën e saj.
"Unë jam e frikësuar për veten time. Kur familja jote është afër, je e frikësuar, por të paktën je rreth tyre. Është dy herë më e frikshme tani që jam këtu. Kur bie sirena mundohuni të qëndrojmë në kontakt. Është e vështirë."
Natalia, një 26-vjeçare që sapo lindi fëmijën e saj pohoi se është e lumtur që lindi një vajzë dhe se procesi shkoi pa probleme.
"Jemi shumë të lumtur, unë linda një vajzë... Ndihemi mirënjohës për mjekët. Gjithçka shkoi pa probleme dhe do të qëndrojmë kështu për pjesën e mbetur. Gjithçka është mirë, ne jemi të lumtur."
Deri më tani janë shtatë gra që janë për të lindur në një qytet ku lufta nga forcat ruse ka shpërthyer pa paralajmërim.

