Kanadaja do të vendos sanksione ndaj 15 bashkëpunëtorëve të tjerë të Putin

Kanadaja ka njoftuar se do të vendosë sanksione ndaj 15 zyrtarëve rusë që mbështetën pushtimin e Ukrainës së bashku me Vladimir Putin.

Sanksionet e reja u njoftuan përpara fjalimit virtual të pritshëm të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy në parlamentin kanadez.

Ministrja e Jashtme kanadeze Melanie Joly tha:

Presidenti Putin bëri zgjedhjen për të çuar përpara pushtimin e tij të paligjshëm dhe të pajustifikueshëm, dhe ai gjithashtu mund të bëjë zgjedhjen për t'i dhënë fund dhunës së pakuptimtë dhe duke tërhequr forcat e tij.

Kanadaja nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse udhëheqja ruse nuk arrin të ndryshojë kursin.

Pak ditë më parë, Kanadaja shpalli sanksione edhe për 10 individë të tjerë, bashkëpunëtorë të ngushtë të Presidentit Vladimir Putin.

Vende nga e gjithë bota i kanë vendosur Rusisë sanksione ekonomike dhe individuale, ndërkohë që janë pesulluar shumë industri që vepronin në Rusi.