Ushtarët e Muzikës, koncert bamirësie për Ukrainën
Opera" Metropolitan" e Nju Jorkut mbajti një koncert për Ukrainën, me moton "muzika ofron ngushëllim për njerëzimin" dhe për një "Ukrainë të lirë dhe demokratike". E titulluar “Ushtarët e muzikës”, shfaqja përfundoi me një ovacion duartrokitjesh nga publiku.
"Muzika ofron ngushëllim për njerëzimin, por gjithashtu mund të përdoret kundër shtypjes. Sonte, ne jemi të gjithë ushtarë të muzikës, duke përdorur fuqinë e artit në mbrojtje të një Ukraine të lirë dhe demokratike", -tha Drejtor i Përgjithshëm i Operas “Metropolitan”, Peter Gelb.
Të ardhurat e koncertit të bamirësisë do të shkojnë për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga lufta.
“Opera "Metropolitan", e cila ka një reputacion global, dërgoi një mesazh shumë të fuqishëm në mbarë globin për të vetmin pozicion të drejtë moral që duhet të mbajë bota e artit dhe muzikës, kur përballet me sfidën që ne jemi duke përjetuar sot”, -tha Sergiy Kyslytsya, Ambasador i Ukrainës në OKB.
Perfomanca emocionuese përloti edhe publikun në sallë.
“Po qaja, po bërtisja “bravo” se më duket se në këtë moment të gjithë bëhemi si të afërm, si një familje e lirë”,- tha Olha McGuinness,ukrainase, anëtare e audiencës.
Koncerti u transmetua drejtpërdrejt në Evropë, përfshirë edhe Ukrainën e cila prej më shumë se dy javësh po përjeton një luftë të paprecedentë nga Rusia.