E rëndë! 3-vjeçari vret të ëmën teksa po luante me pistoletën e babait
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2022, 15:44
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dolton, SHBA.
Një 3-vjeçar qëlloi për vdekje aksidentalisht të ëmën, teksa ishte duke luajtur me pistoletën e të atit.
Policia tha se 3-vjeçari mori një armë në sediljen e pasme të makinës së prindërve të tij dhe filloi të luante me armën.
Ai qëlloi aksidentalisht në qafë nënë e tij, 22-vjeçaren Dejah Bennet.
E reja u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte.
"Kjo mund të ishte parandaluar," tha administratori i Dolton, Andrew Holmes.
Babai i 3-vjeçari i cili ishte i pranishëm në vendngjarje tani është në paraburgim, shkruan ABC.

