Lufta në Ukrainë, Kanadaja do të vendosë sanksione ndaj 10 bashkëpunëtorëve të Putin
Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se Kanadaja do të vendosë sanksione të reja ndaj 10 individëve që janë të afërt me presidentin rus Vladimir Putin.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se sanksionet përfshijnë ish-zyrtarë të lartë që janë pjesë e qeverisë ruse dhe mbështetës së saj.
"Sot Kanadaja po shpall sanksione të reja ndaj 10 individëve që janë bashkëpunëtorë në këtë pushtim të pajustifikuar, kjo përfshin ish-zyrtarë të lartë dhe aktualë të qeverisë, oligarkë dhe mbështetës të udhëheqjes ruse," tha ai në një konferencë shtypi në Londër, ku po fillonte një turne diplomatik në Evropë.
Ai thotë se ka qenë lideri i opozitës i burgosur Alexey Navalny, i cili ka dhënë emrat e bashkëpunëtorëve të Putin
“Emrat e këtyre individëve vijnë nga një listë e përpiluar nga lideri i opozitës i burgosur Alexey Navalny,” shtoi ai.
