Tre kryeministra evropianë shkojnë në Kiev
Kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë e Sllovenisë udhëtojnë sot drejt Kievit ku do të shfaqin edhe njëherë mbështetjen e qartë e cila ndodhet nën agresionin rus.
Kryeministri çek, Petr Fiala tha në Twitter se bashkë me dy homologët e tij Janes Jansha dhe Mateus Morraviecki do të takoheshin me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin Denis Shmihall.
Kryeministri çek: “Do të shkojmë në Kiev për t’u takuar me presidentin dhe kryeministrin e vendit. Qëllimi i vizitës sonë është për të shprehur mbështetjen e qartë të Bashkimit Evropian për Ukrainën, për lirinë dhe pavarësinë e saj.”
Vizita e tre liderëve evropiane vjen në një kohë kur ofensiva ruse po bëhet edhe më e ashpër e madje raste sulmesh me raketa janë regjistruar edhe në kryeqytet, në Kiev.
Përpara se të niste sulmi i Ukrainës nga Rusia, pothuajse të gjitha vendet perëndimore u bënë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga vendi për shkak se situata mund të përshkallëzohej nga momenti në moment.
