Vritet gazetari amerikan në afërsi të Kievit, dy të tjerë u plagosën

Një gazetar amerikan, Brent Renaud, është qëlluar për vdekje në qytetin Irpin jashtë Kievit, thotë policia ukrainase.

Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebytov, tha se ai ishte shënjestruar nga ushtarët rusë. Dy gazetarë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.

Kjo është vdekja e parë e raportuar e një gazetari të huaj që mbulon luftën në Ukrainë.

Në mediat qarkulluan fotografi që tregojnë një ID shtypi për Renaud të lëshuar nga New York Times.

Në një deklaratë, gazeta tha se ishte e pikëlluar kur dëgjoi për vdekjen e Renaud, por sqaroi se ai nuk kishte punuar për gazetën në Ukrainë.

Ai ka punuar për herë të fundit për gazetën në vitin 2015, tha NYT, dhe ID e shtypit që ai mbante në Ukrainë ishte lëshuar vite më parë. 

Nuk është e qartë se për kë punonte Renaud në Ukrainë.