Fjeti dhe hëngri falas në 35 hotele të ndryshme

Një 50-vjeçar  prenotonte hotele në të gjithë Veri-Perëndimin e Italisë duke e prezantuar veten si drejtues i pasur i një biznesi.

Ai rezervonte gjithmonë për 10-15 ditë rresht, por 2 ose 3 ditë para se të mbaronte rezervimi largohej duke përshëndetur portierin me një tundje të dorës dhe nuk kthehej më.

50-vjeçari i cili jetoi 7 muaj duke fjetur dhe duke ngrënë në hotelet e Albenga, Torino, Aosta, Vercelli, Savona dhe Genoa pa paguar asnjë euro të vetme u kthye në një mit negativ.

Megjithatë, 'karriera' e tij si një mashtrues i madh tashmë ka përfunduar:  karabinierët e njësisë hetimore të Xhenovas e kanë identifikuar dhe arrestuar në Milano, pas vëzhgimeve të gjata dhe hetimeve në Liguria dhe Lombardi, shkruan Ansa.