Nuk ndalen shpërthimet në Ukrainë, sulmohet aeroporti në Ivano-Frankivsk

Mëngjesin e sotëm u raportua për shpërthime në qytetin perëndimor të Ivano-Frankivsk, Ukrainë.

Kryebashkiaku thotë se aeroporti i qytetit është vënë në shënjestër të një sulmi.

“Sipas informacioneve paraprake, shpërthimet e mëngjesit të sotëm ishin nga një sulm në aeroport”, tha Ruslan Martsinkiv në Facebook.

“Ju kujtoj se qëllimi i armikut është të mbjellë panik dhe frikë”, thotë ai.

Qyteti është rreth 114 km (70 milje) në jug të Lviv, ku u godit një bazë e përdorur për stërvitje ushtarake, shkruan BBC.