Ukraina zgjohet nga sirenat e sulmit ajror
Sirenat e sulmit ajror janë dëgjua në disa pjesët Ukrainës, raporton agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform. Sirenat u dëgjuan në Zhytomyr, në perëndim të kryeqytetit Kiev, si dhe në rajonet Ternopil, Rivne dhe Ivano-Frankivsk në perëndim. Ato ranë gjithashtu në rajonin Volyn në veriperëndim dhe Kramatorsk në Ukrainën lindore, shkruan BBC.
Dëgjohen shpërthime në rajonin e Lviv
Disa dëshmitarë okularë kanë thënë për BBC Ukrainian se kanë dëgjuar shpërthime në rajonin e qytetit perëndimor të Lviv.
Agjencia e lajmeve UNIAN ka cituar gjithashtu përdoruesit e medieve sociale që kanë raportuar dy shpërthime të forta në qytet.
Sipas raporteve të medieve lokale, sirenat e sulmit ajror ranë gjatë gjithë natës në Lviv dhe shumë rajone të tjera në Ukrainë.
Kyiv Independent ndërkohë thotë se ka raporte se Lviv është nën sulmet nga raketat ruse.
Shkaku i shpërthimeve është ende i panjohur, dhe BBC nuk mund të konfirmojë dëshmitë okulare.
⚡️Multiple explosions heard in Lviv and Kherson and reports that Lviv is under Russian missile attacks.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) March 13, 2022
Shpërthime raportohen në Ivano-Frankivsk
Dëshmitarët okularë kanë thënë gjithashtu për BBC Ukrainian se kanë dëgjuar shpërthime në qytetin perëndimor të Ivano-Frankivsk.
Mediat ukrainase të lajmeve po raportojnë shpërthime të ngjashme.
❗️На Львівщині та в Івано-Франківську пролунали вибухи
— Ukrinform (@UKRINFORM) March 13, 2022
⚡️Explosions heard in Ivano-Frankivsk.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) March 13, 2022
Air raid alerts are on. Residents are asked to head to the nearest shelter.
