Droni shpërthyes rrëzohet nga forcat ukrainase në Kiev, kishte 3 kg eksploziv

Një dron u rrëzua nga forcat ukrainase të sigurisë në Kiev të shtunën pasdite, 12 mars  sipas zyrtarëve dhe raporteve të dëshmitarëve.

Thuhet se droni përmbante një eksploziv prej tre kilogramësh.

Ai u rrëzua në lagjen Podil të Kievit, duke shkaktuar një zjarr të vogël në një bankë.

Gjeolokacioni i imazheve u verifikua nga BBC.