Berisha u përgjigjet mbështetësve të Bashës që i kërkojnë largimin nga PD: Do tu lëmë blofin në dorë

Sali Berisha ka dhënë sinjale se nuk do të bëjë asnjë hap pas në lidhje me situatën e re të krijuar në Partinë Demokatike pas zgjedhjeve të 6 marsit.

Zërave që bashkë me Bashën duhet të ikë dhe Sali Berisha, ky i fundit iu përgjigj se pala kundërshtare po luan blofin.

“S’po mbroj gjë tjetër veç votës së lirë. Ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe blofit por atyre që e bëjnë këtë do t’u lëmë blofin në dorë.”

Berisha dha edhe mesazh për Bashkimin e Demokratëve në këtë pranverë të brishtë për partinë të cilën e drejtoj për vite me radhë.

“Kjo do jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë dhe mesazhi më i shkëlqyer është bashkimi i demokratëve dhe votës së lirë.”

Duke vlerësuar protestat e fundit për rritjen e çmimeve që kanë shpërthyer në të gjithë vendin, Berisha tha se qeveria duhet të rrëzohet për të risjellë sipas tij shtetin ligjor.

”Në këtë kontekst uroj që për shqiptarët kjo ditë të sjellë ndërrimin e madh që ata presin, ndërrim të narkoshtetit dhe vendosjen e shtetit ligjor. Falenderim kam për ata që kanë mbushur rrugët e sheshet e vendit për të kundërshtuar një politike të pashpirt e cila përdor hijet e luftës, si skuzë si falje. Për të justifikuar rritjen dramatike të pajustifikuar të çmimeve dhe produkteve më jetike të qytetarëve shqiptarë”.

Berisha i bëri komentet nga Elbasani ku mori pjesë në festimet për Ditën e Verës.