Të krijohet një grup i përbashkët me Foltoren por pa Sali Berishën. Edhe Basha të tërhiqet" propozimi i deputetit demokrat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 13:08
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka propozuar që kryetari aktual, Lulzim Basha të tërhiqet nga drejtimi i partisë, ndërkohë që të krijohet një grup i posaçëm që të negociojë me Foltoren, por pa Sali Berishës.
Sipas Dashnor Sulës, nukli i të dy palëve duhet ta drejtojë PD-në deri në zgjedhje dhe më pas të behën zgjedhjet në parti”.
Tërheqja e zotit Basha dhe krijimi i një nukli dhe të punojë me një grup nga foltorja pa Sali Berishën e të punojnë për PD. Nukli i dy palëve të drejtojë PD deri në zgjedhje dhe pastaj të bëhet zgjedhjet në parti"
