"Taksa e nafës nuk hiqet", Rama thotë se po sajohen fakte të paqena. Nuk miratohet dispozita që e pezullonte deri më 31 dhjetor
Qeveria ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar masat anti-krizë pikërisht pak minuta para nisjes së protestës paraditen e 12 marsit 2022.
Temë e diskutimit ka qenë projektligji për heqjen e taksës së qarkullimit deri në 31 dhjetor 2022, por kjo pikë nuk është miratuar.
"Taksat e naftës nuk do të hiqen dhe këtë nuk ka protestë me drita Iphone dhe bllokim rrugësh me goma X5 që e zhbën. Taksat e naftës nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet. Ky është thelbi i moralit dhe i arsyes së kësaj zgjedhjeje" tha kryeministri në një videobisedë e shpërndarë në facebook ku prezantoi "Paketen e Rezistencës Sociale me shtatë pika.
Dispozitë kalimtare që qarkulloi në media dhe u diskutua në mbledhjen e qeverisë ndërsa jashtë godinës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" mbahej protesta e qytetarëve nën moton: "Boll na vodhët!", kishte këtë përmbajtje:
Deri në 31 dhjetor 2022, përjashtohen nga pagimi taksa e qarkullimit për benzinën, gazoilin si dhe për benzinën dhe gazoilin që gjendet në biokarburante, dhe taksa e karboni për benzinën dhe për gazoilin, si dhe për benzinën dhe gazoilin që gjenden në biokarburante.”
Protesta zgjati gati 2 orë u mbyll pa asnjë incident ndërsa më pas kryeministri nga zyra e tij mbajti një videofjalim që u përcoll në facebook dhe ku kritikonte shqiptarët për protestën se po sajohen fakte të paqena për të hequr taksën e naftës.
Me një aritmetikë edhe më të ububujshme sesa ajo 7x 7, kur pa bërë asnjë lloj llogarie e duke sajuar fakte të paqena i kërkohet të heqë dhe taksat e naftës. Kë komunizëm do ulin poshtë këta njerëz, që pas 30 e kusur vitesh nga rënia e komunizmit dhe vendosja në Kushtetutë e ekonimisë së tregut akuzojnë qeverinë se ngre çmimet edhe sot kur e tërë bota po përballet me rritjen e çmimeve si pasojë e luftës e as jelekët e verdhë nuk po dalin të djegin Parisin dhe rritja e çmimeve në Paris është shumë më e lartë sot si pasojë e luftës sesa ajo rritje çmimi përmes një takse të veçantë që kërkonte të vinte presidenti i Francës kur morën Parisin dhe i vunë zjarrin.
Nuk dalin, sepse ta zhgarravisësh sot Shqipërinë në sytë e gjithë botës, duhet të mos kesh as minimumin jetik të moralit dhe të arsyes njerëzore në raport me vendin tënd."
(Lajmi u perditesua)

