“Kërkojini falje nënës time” Gazetarja e dhunuar nga policia: Ju nuk jeni burra, por jeni burra kurva
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 13:02
Nga protesta kundër rritjes së çmimit të naftës para kryeministrisë ka folur edhe gazetarja e dhunuar Nertila Zef Haxhia.
Ajo tha se policët i kanë sakatuar kraharorin dhe këmbët deh tha se duhet t’i kërkojnë falje për dhunën e ushtruar ndaj saj.
“Jam secili prej këtyre gazetarëve. Policët më kanë sakatuar kraharorin dhe këmbët. 24 orë afat për t’i kërkuar falje nënës time. Është hera e parë që nëna me del në një shesh sot. Do të ndjek të gjitha hapat ligjorë për t’ju ndjekur. Kërkojini falje nenës time. Fytyrat tuaja do t’ua tregoj gjithë njerëzve. Mos kujtoni se në kraharorin tim nuk do të jetë grushti i asnjë polici, por vetëm vajza ime. Ju nuk jeni burra, por jeni burra kurva.”


