Me letra higjienike në duar, studenti: Është për pushtetarët, ta marrin e të firmosin këtu

Në protestën kundër çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore kanë marrë pjesë edhe studentë, ku i bëjnë thirrje dhe qeverisë që të plotësojë kërkesat, por edhe të lirojnë protestuesit që i kanë shoqëruar në komisariat.

Ndërkohë nuk kanë munguar as batutat. Studenti ka marrë letrat higjienike ku thotë që pushtetarët të firmosin dekrete aty.

Studenti: Këtyre pushtetarëve u jap këtë, ta marrin ta firmosin, e ta dekretojnë. Kjo është për ata. Duan të bëjnë 80 lekë biletën e urbanit. A kanë lohgjikë këto njerëz. Ja si e kanë katandisur vendin. Të shporren këto palo qytetarë. Ne do jemi në këtë shesh çdo ditë deri sa të plotësohen kërkesat.  Kemi të drejtën tonë. Ata nuk kanë çfarë na bëjnë.