Protesta për çmimet, aktivisti: Qytetarët frikësuan kryeministrin, erdhi nga Dubai. Kush shkel ligjin të japë llogari
Aktivisti Migen Qiraxhi, në protestën kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera, shprehet se revolta e qytetarëve ka frikësuar kryeministrin.
Në fjalën e tij ai tha se qytetarët duhet të protestojnë për hallin e përbashkët që kanë ndërsa shtoi se kush ka shkelur ligjin duhet të japë llogari.
Migen Qiraxhi: Qytetarët arritën të frikësojnë Kryeministrin, e sollën nga Dubai. Mori vendime. Ajo që pamë sot na tregoi se ky Kryeministër i cili kishte vënë në rrezik çmimin e naftës, sot ka vënë në rrezik çmimin e demokracisë. Ne nuk kemi dalë këtu për të instaluar zgjidhjen e halleve në mënyrë persona nga Kryeministri, ky vend drejtohet me ligje, ka institucione. Kush ka shkelur ligjin të japë llogari e jo të dalë para Kryeministrit. Të qëndrojmë të bashkuar. Kemi hallin e përbashkët. Nesër në orën 11 ftoj të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në protestë.
