Rama do tu marrë “vëmendjen” protestave, lajmëron dalje në Facebook nga Turqia

E teksa para zyrës së tij janë duke protestuar qytetarë të shumtë kundër rritjes së çmimit të naftës në vend, kryeministri Rama ka lajmëruar një dalje në Facebook.

Kryeministri Edi Rama do të jetë në panelin “Rrugët Rajonale dhe Globale për Paqe dhe Prosperitet”,  pjesë e Forumit të Diplomacisë në Turqi.

Dalja e tij në Facebook përkon kështu me shumë protesta që janë duke zhvilluar në disa qytete të vendit, lidhur me çmimin e lartë të hidrokarbureve.