Marku: Në protestë të gjithë shtresat e shoqërisë. Dyshojmë se qeveria kontrollohet nga një grup oligarkësh

Pedagogu dhe aktivisti Jani Marka, ka komentuar protstën që po zhvillohet që prej 3 ditësh në vendin tonë për rritjen e çmimit të naftës dhe  produkteve ushqimore.

Në një intervistë për  RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, Marka tha se protesta mund të kishte nisur edhe para një jave, duke qenë se Shqipëria ndodhet në një moment dramatik.

Ai thotë se protesta është e jashtëzakonshme, ndërsa shton se në vendin tonë s’ka minimum, jetik, shëndetësi, arsim dhe shërbime publike.

Jani Marka: Kjo duket një protestë e jashtëzakonshme. Shikojmë që ka një  potencial që jo vetëm të ç’bëj këtë rritje të çmimit dhe këtë pakënaqësi por po çel rrugën për një perspektivë më afatgjatë të shoqërisë. S’kemi minimum jetik, shërbimet publike janë ku thërret kiameti, arsim, shëndetësi nuk kemi. Dëgjojmë skandale korruptive çdo ditë, korrupsion, zvarritje të sistemit të drejtësisë, njerëz që hyjnë në burgje për një cigare, ndërkohë që trafikantët e mëdhenj janë të lirë. Shqipëria është në një moment dramatik dhe kjo protestë mund të plaste dhe para 1 jave.

Kjo çështje nuk prek vetëm studentët, port ë gjithë qytetarët. Në protestë ka pasur të rinj, familjarë, punëtorë nga të gjithë kategoritë.

Ndër të tjera ai tha se dyshojnë se një grup oligarkësh kontrollojnë qeverinë për interesat e tyre.

Jani Marka: Dyshojmë se rritja e çmimeve është spekulim. Kam dyshime se një grup oligarkësh e kontrollojnë qeverinë për interesat e tyre.